Site icon Telegrafi

Rezultate të kënaqshme në garat e notit

Federata e Notit e Kosovës ka organizuar të enjten në pishinën “EURO-PARK”, që ndodhet në Zllakuqan të Klinës, garën për Kupën e Republikës së Kosovës. Pjesëmarrëse ishin tetë klube: “STEP”nga Prishtina “SCAN COLOR” nga Prishtina “PRISHTINA” nga Prishtina, Nemo OP” nga Prishtina “BESA” Bajë Malishevë “ORLLANI”Orllan Podujev “MITROVICA” Mitrovicë dhe “GJAKOVA” Gjakovë me rreth 80 garues, në të dy konkurrencat meshkuj dhe femra. Pjesëmarrës në këtë garë ishin edhe disa notar kosovarë ,që zhvillojnë aktivitetin e tyre në klubet e ndryshme të Evropës, çka e pasuroi edhe më shumë konkurrencën në këtë garë.

Fituesit

I pari për meshkuj doli Lum Zhaveli i klubit “Step”. Ai në disiplinën 50 m, krol e mbylli garën me kohë, 00.25.45 sekonda. Lum Zhaveli fitoi edhe në disiplinat 50 metra bretkosë dhe 50 metra delfin. Në disiplinën 100 metra krol, vendi i parë i takoi Gëzim Elshanit të Besës.

Në konkurrencën e femrave, katër garuese fituan nga dy disiplina. Melisa Zhdrella, Vlera Llalloshi, Eda Zeqiri dhe Elena Hasani ishin më të mirat në disiplinat krol, bretkocë, shpinë, delfin dhe miks.

Federata e Notit e Kosovës është shprehur e kënaqur me rezultatet e arritura nga garuesit. /Tribuna/telegrafi/

Të parët

Meshkujt:

50m Krol LUM ZHAVELI K.N.”STEP” koha 00.25.45
100m Krol GËZIM ELSHANI K.N.”BESA” 01.04.92
50m bretkocë LUM ZHAVELI K.N.”STEP” 00.32.54
100m bretkocë MERITON VELIJU K.N.”S. COLOR” 01.16.51
50m Shpinë FATLUM HALIMI K.N.”ORLLANI” 00.34.00
100m Shpinë FATLUM HALIMI K.N.”ORLLANI” 01.21.19
50m Delfin LUM ZHAVELI K.N.”STEP” 00.28.31
100m Delfin ENDI HAXHA K.N.”SCAN COLOR”01.46.62
200m MIX EDISON KRASNIQI K.N.”BESA” 03.11.09

Femrat:

50m Krol VLERA LLALLOSHI K.N.”PRISHTINA” 00.30.81
100m Krol VLERA LLALLOSHI K.N.”PRISHTINA” 01.09.54
50m bretkocë MELISA ZHDRELLA K.N.”SCAN COLOR” 00.38.07
100m bretkocë MELISA ZHDRELLA K.N.”SCAN COLOR” 01.25.10
50m Shpinë EDA ZEQIRI K.N.”STEP” 00.43.95
100m Shpinë EDA ZEQIRI K.N.”STEP” 01.36.06
50m Delfin ELENA HASANI K.N.”MITROVICA” 00.41.76
200m MIX ELENA HASANI K.N.”MITROVICA” 04.03.12

Femrat

Seniore K.N.”PRISHTINA” 43 pikë
Pionere K.N.”MITROVICA”15 Pikë
Yllka K.N.”STEP” 50 pikë
Fillestare k.n.”SCAN COLOR” 52 PIKE

Meshkujt

Seniore K.N.”STEP”45 pikë
Junior K.N. .”BESA”45 Pikë
Kadet K.N. .”BESA”45 Pikë
Pioner K.N.”BESA”128 Pikë
Fatos K.N. .”BESA”60 Pikë
Fillestare K.N.”MITROVICA”36 Pikë 

Exit mobile version