Telegrafi

Rezultate të dobëta për HTC-në

Të hyrat totale të prodhuesit të smartphoneve gjatë çerekut të parë të vitit të kaluar ishin 3.5 miliard dollarë, derisa gjatë çerekut të parë të këtij viti ishin 2.3 miliard dollarë. Rezultate veçanërisht të dobëta janë shënuar gjatë muajit janar – në krahasim me 1.2 miliard të vitit të kaluar, këtë vit janë përgjysmuar në 565 milion dollarë. I tërë profiti i realizuar gjatë çerekut të parë të këtij viti, në shumën prej 150 milion dollarë, ishte madje 70% më i dobët se ai i periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.

Trendët më të dobët financiar në kompani pritet të ndërpriten nga pajisjet e paraqitur kohë më parë në kuadër të linjës One. /Telegrafi/