Telegrafi

Rezultate premtuese të vaksinës eksperimentale për shërimin e kancerit të vezorëve

Kështu në 19 nga 31 paciente është vënë re përmirësimi i gjendjes. Të 19-at kanë zhvilluar reaksionin antitumor të imunitetit, ndërsa në 8 prej tyre nuk ka sëmundje të matshme.

Mënyra e re e shërimit përdor vaksinën e personalizuar që sistemi i imunitetit të mësojë se si duhet të luftohet kundër tumorit.

Pasi që sistemi i imunitetit mëson se si të luftojë në mënyrë më efikase kundër tumorit, izolohen qelizat e sistemit të imunitetit të njohura si qeliza dendtritike, shumohen dhe kthehen në trup për ta forcuar, transmeton Koha.net.

Kanceri i vezorëve nuk është i shpeshtë, vlerësohet që zhvillohet në 1.38 për qind të femrave, por zakonisht është vdekjeprurës, pasi që shpesh diagnostikohet në fazën e avancuar të sëmundjes.

 /telegrafi/