Telegrafi

Rezultat pozitiv nga Bayerni në “Emirates”, gjithçka vendoset në “Allianz Arena”

Arsenali dhe Bayern Munich kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Pas vetëm 12 minutash lojë, Bukayo Saka realizoi një super gol, prej një asistimi të Ben White.

Lexo po ashtu Bukayo Saka ndëshkon Bayernin qysh në start të ndeshjes

Por, gjashtë minuta kaluan dhe bavarezët i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Serge Gnabryt, që u asistua nga Leon Goretzka.

Lexo po ashtu Bayern Munich i shënon Arsenalit në Emirates

Willam Saliba shkaktoi penallti në minutën e 32-të, ndërsa Harry Kane shënoi nga pika e bardhë për 2-1.

Lexo po ashtu Harry Kane shënon një nga penalltitë më "të ftohta" ndonjëherë

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një kujdes më i shtuar.

Rastet nga të dyja anët nuk munguan, mirëpo mbrojta e skuadrës mysafire u thye në minutën e 76-të.

Pas një driblimi brilant nga Gabriel Jesus që asistoi te Lenadro Trossard, Arsenali i barazoi shifrat në 2-2.

Natyrisht se ky rezultat shkon në favor të Bayernit, pasi në Allianz Arena do të kenë ndihmën e tifozëve që nuk e patën sonte, e që synojnë kalimin në gjysmëfinale. /Telegrafi/