Dy gjëra shumë interesantë kanë ndodhur në javën e 19-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll.
Skuadra e Kikës e ka mposhtur Kastriotin me rezultat të pabesueshëm në udhëtim, 10:0.
Në anën tjetër, takimi mes Besës dhe Ilirsë është ndërprerë pranë rezultatit 5:1, shkruan gazetaolle.
Komisionet përkatëse të Federatës së Futbollit të Kosovës, nuk kanë vendosur ende për fatin e ndeshjes së ndërprerë.