Site icon Telegrafi

Rezultat e zgjedhjeve presidenciale në SHBA gjatë 20 viteve të fundit, diferenca më e madhe ishte në vitin 2008

Zgjedhjet presidenciale në SHBA po afrohen në kohën, kur pandemia e COVID-19 ka goditur botën dhe masat e rrepta mbrojtëse janë rikthyer në shumicën e vendeve të botës, si preventivë për parandalimin e valës së dytë të coronavirusit.

Në garë për të parin e vendit janë presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump, që vjen nga radhët e Republikanëve dhe Joe Biden nga Demokratët, transmeton Telegrafi.

Dyshja janë përballur në tri debate televizive, ku nuk janë kursyer duke përdorur retorikë të ashpër me fyerje dhe akuza ndaj njëri-tjetrit.

Megjithatë ajo çfarë ende dihet është fituesi i cili do të konfirmohet pas 3 nëntorit, ku i tërë kombi amerikan do t’i kthej sytë kah ekranet televizive për të ndjekur rezultatet për të parin e Shtëpisë së Bardhë.

Më poshtë do t’ju sjellim një kronologji gjatë 20 viteve të fundit për të parë se si kanë rrjedhur zgjedhjet dhe kush ishte fituesi i tyre.

Ishte kandidati Al Gore nga Demokratët që në vitin 2000 u fut në garë kundër Republikanit, George W. Bush, nga i cili humbi me një rezultat prej 266 vota elektorale dhe 271 në favor të Bushit.

Kandidati i Republikanëve iu fut edhe njëherë garës për mandat të dytë – në vitin 2004 kundër John Kerry, i cili poashtu pësoi humbje me një rezultat prej 251-286.

Ndërkaq në vitin 2008, Barack Obama që u zgjodh presidenti i parë më ngjyrë në historinë e SHBA-ve, duke fituar bindshëm kundër kandidatit John McCain me rezultat 173-365.

E gara që cilësohet më interesantja ishte ajo e vitit 2016, mes presidentit aktual Donald Trump dhe Hillary Clinton – bashkëshortes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

E nuk kanë mbetur edhe një javë nga gara që pritet të nxjerr fituesin. Në anën tjetër deri më tani kanë votuar mbi 68 milionë amerikanë. /Telegrafi/

Exit mobile version