Ballkani e zhvillon sot (e martë) përballjen e dytë me La Fioritan në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Kampioni i BKT Superligës së Kosovës triumfoi 4-0 në takimin e parë ndaj ekipit të San Marinos.
Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me suharekasit që shihen sërish si favorit absolut.
Ballkani ishte dominues në të gjitha aspektet në përballjen e parë ndaj La Fioritas, e këtë më së miri e tregon edhe rezultati i thellë.
Andaj, sonte pritet që pa shumë probleme – klubi nga Suhareka të kalojë në rrethin e tretë kualifikues të garës së re të UEFA-s.
Me kalimin në rrethin tjetër, i pret fituesi i çiftit Sutjeska (Mal i Zi) dhe KI Klaksvik (Ishujt Faroe). /Telegrafi/