Site icon Telegrafi

Rezolutë në Kongresin amerikan për dënimin e sulmeve kibernetike në Shqipëri, Xhaçka: Irani të japë llogari

Bashkëkryetarët e grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes dhe Lisa McClain kanë dorëzua një rezolutë që dënon sulmet kibernetike në Shqipëri, të cilat kanë ardhur nga Irani.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, u shpreh mirënjohëse ndaj kongresmenëve amerikanë dhe tha se është thelbësore që Irani të japë llogari për sulmet kibernetike.

“Mirënjohje për Kongresmenët Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes, Lisa McClain për dorëzimin e rezolutës që dënon sulmet kibernetike kundër Shqipërisë”, ka shkruar ministrja.

“Është thelbësore që Irani të japë llogari për veprimet e tij. Mirëpresim mbështetjen e Kongresit të SHBA-ve dhe përgëzojmë punën e Grupit që mbulon Shqipërinë”, shtoi Xhaçka. /Telegrafi/

Exit mobile version