Site icon Telegrafi

Rezolutë gjermane për masakrimin e armenëve, Erdogani paralajmëron Gjermaninë!

Parlamenti i Gjermanisë do të votojë sot për një rezolutë, që i njeh vrasjet masive të armenëve nga turqit otomanë si gjenocid.

Ligjvënësit gjermanë pritet të mbështesin rezolutën simbolike mbi masakrimin e 1.5 milion armenëve nga forcat otomane, një shekull më parë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar Gjermaninë se miratimi i rezolutës do t’i dëmtojë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Turqia refuzon fuqishëm idenë se vrasjet përbëjnë gjenocid. Megjithatë, vrasjet dhe dëbimi i armenëve nga turqit otomanë konsiderohet gjenocid nga shumë historianë dhe nga së paku 20 shtete.

Turqia thotë se armenët kanë vdekur për shkak të konfliktit civil dhe jo përpjekjeve të planifikuara të Qeverisë otomane për të asgjësuar pakicën e krishterë.

Exit mobile version