Site icon Telegrafi

Rezolutat e paefektshme të Kuvendit të Kosovës (Video)

Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj legjislature ka miratuar pesë rezoluta të ndryshme. Deputetët vazhdimisht kërkojnë që ato të zbatohen, meqë janë çështje që duhet të merren seriozisht dhe se mos zbatimi i tyre është mos respektim – nga ana e Qeverisë – i vullnetit dhe dokumenteve që nxirren në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, përmend një rezolutë të nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës që nga viti 2012 e që ka të bëjë me fatin e personave të zhdukur. E, për kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, rezoluta nuk nënkupton zbatim të domosdoshëm. Ai deklaron se Kuvendi i Kosovës që nga paslufta ka miratuar porse për t’i zbatuar ato vendi duhet të ketë mekanizma detyrues. /Tribuna Channel/

Exit mobile version