Site icon Telegrafi

Rezoluta për zhbllokimin e KQZ-së nuk ka kuorum të votohet, mbyllet seanca

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën për zhbllokimin e KQZ-së, rezolutë kjo e propozuar nga LVV.

Pas fjalimeve të deputetëve, kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk ka kuorum të votohet rezoluta.

“Për ditën e sotme i mbyllë punimet e Kuvendit, pasi që nuk ka kuorum të votohet rezoluta”, theksoi ai, shkruan Telegrafi.

Iniciuesi i kësaj seance, Sami Kurteshi, paraprakisht në prezantimin e rezolutës tha se Kuvendi kërkon që dekretimi i anëtarëve të KQZ të bëhet pa asnjë vonesë sipas kushtetueses.

“PDK u deklarua hapur kundër me votuar ua ofrova gjithëve tekstin me pa dhe ka vetëm një pikë, kuvendi kërkon që dekretimi i anëtarëve të KQZ të bëhet pa asnjë vonesë sipas kushtetueses , sipas ligjit për zgjedhje dhe aktgjykimi i gjykatës të datës 26 gusht 2014 kjo është pika e rezolutës, AAK nuk u deklarua kundër nuk e ka nënshkruar, PSD nuk u deklarua kundër kishte gjuajtje anash por e ka nënshkruar, NISMA nuk u deklarua kundër as për nuk e nënshkroi dhe e keqja ishte se doli jashtë temës por Zeka e ka nënshkruar, grupi 6+ nuk e ka nënshkruar dhe thonë se nuk nënshkruajmë pa i pyet me deputetët e koalicionit”, ka theksuar Kurteshi./Telegrafi/

Exit mobile version