Telegrafi

Rezoluta për Ukrainën, Basha: Kosova të anëtarësohet në NATO dhe OKB

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë kërkoi miratimin e një tjetër rezolute që PD i ka propozuar Kuvendit në lidhje me Kosovës.

Basha u kërkoi autoriteteve shqiptare që të bëjnë gjithçka që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe OKB.

“Të miratojmë sa më parë projekt-rezolutën tjetër që PD i ka propozuar këtij Kuvendi. Projekt-rezoluta ka të bëjë me derdhjen e toksinave në rajon, ku ndodhet i vetmi vend europian që ka refuzuar sanksionet kundër Rusisë dhe vazhdon të përkëdhelë agresorin gjakatar të Moskës diktatorin Putin”.

“Dhe ne nuk mund të mjaftohemi me deklarata. Është detyra jonë t’i kërkojmë autoriteteve shqiptare të bëjnë gjithçka për t’i shërbyer paqes e sigurisë në rajon duke miratuar draft rezolutën”.

“Kosova të anëtarësohet sa më parë në organizatat partnere të OKB duke pasur parasysh vendimet e Hagës, organit më të rëndësishëm të OKB të ndërmarrë një diplomaci më aktive për të bindur 4 vendet e NATO-s se njohja është kontribut për paqen e stabilitetin në rajon dhe BE. Përmes anëtarësisë sonë në NATO të forcohet bashkëpunimi me NATO-n që Kosova të bëhet vend anëtar dhe t’i hapet rruga anëtarësimit në NATO”, tha Basha, njofton tch.