Telegrafi

Rezoluta për Kosovën, Berisha: Rama hyri në parlament për të fshehur autorët e vërtetë të rezolutës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sot deklaratat e një dite më parë në Kuvend me Kryeministrin Edi Rama në ditën e miratimit të rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha gjithashtu se kryeparlamentarja Lindita Nikolla e drejton seancën në mënyrë të tmerrshme duke shtuar se do të ishte më mirë që ajo të jepte dorëheqjen.

I pyetur nga gazetarët rreth qëndrimeve të politikës shqiptare rreth çështjeve që lidhen me luftës në Kosovë.

“Ne hymë në Parlament të vendosur për të votuar rezolutën (për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë). Ai (Rama) hyri në parlament për të fshehur autorët e vërtetë të rezolutës. Duke na akuzuar ne sikur e kishim shkruar ne rezolutën. Ne në çdo seancë rezolutën për Kosovën do ta ngremë. Ajo zonja drejton parlamentin në mënyrën më të keqe. Çon drejt një konflikti në parlament. Ajo aq e ka. Zbaton verbërisht urdhrin e Edi Ramës. Ajo mund të japë dorëheqjen që të mos shkelë rregulloren . Gënjeshtër pas gënjeshtre. Njëherë i thotë zotit Shehu se po e çojnë në Komisionin e Jashtëm. Ka një muaj e gjysmë që rezoluta është aty”, tha ai.

Videon e deklaratë së Berishës e gjeni këtu. /Telegrafi/