Site icon Telegrafi

Rezoluta pa substancë, pa fakte dhe jo obligative!

Me plotë të drejtë EU-LEX nuk ka pranuar për të filluar ndonjë hetim të mundshëm lidhur me pretendimet e raportit të Dick Marty-t i cili në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), e cila mbi bazën e “paragjykimit etnik”, të “diskriminimit klasik” dhe të imponimit ruso-serb u shndërrua në një rezolutë edhe përkundër karakterit “jo obligativ”, “jo politik”, dhe “jo kompatibil” me të vërtetën, për vet faktin e tërheqjeve apo lëshimeve nga autori Marty lidhur me ndryshimet dhe modifikimin që nga emërtimi e po ashtu edhe në disa pjesë në përmbajtjen prej 19 paragrafësh.

Rezoluta e modifikuar me emërtim të ri; “Hetimet lidhur me dyshimet për trajtimin johuman dhe trafikim organesh”, në të cilin ngrihen pretendime ndaj disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për përfshirje në krimin e organizuar, përfshirë trafikimin e organeve njerëzore ku bënë thirrje që të zbulohet e vërteta rreth “trajtimit çnjerëzor dhe trafikimit jo të ligjshëm të organeve njerëzore”.

Megjithatë rezolutat e Këshillit të Evropës nuk janë obligative dhe kjo rezolutë nuk është detyruese dhe aspak politike, por që në vetvete përmban elemente juridike mbi çështjen. Ky institucion merret me të drejtat e njeriut dhe nuk ka të bëjë asgjë me Bashkimin Evropian. Këshilli ka 47 shtete anëtare. Përveç shteteve që mbështesin pavarësinë e Kosovës, pjesë e këshillit janë edhe shumë shtete që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës. Këshilli vlerësohet edhe si institucioni i evropian ku Rusia ka më së shumti ndikim.

Palëve juridike që ju referohet rezoluta në këtë rast EULEX–it, prokurorisë së saj për rifillim të hetimeve, si dhe Kosova dhe Shqipëria nuk janë detyruese për ta pranuar apo jo rezolutën e APKE–së për të lejuar ndonjë hetim gjithëpërfshirës, por mbetet në vullnetin e tyre dhe bënë mirë që krijojnë të gjitha kushtet për hetim gjithëpërfshirës me të vetmin qëllim që sa më parë të mbyllen paragjykimet e pakuptimta mbi popullin shqiptar.

Edhe pse rezoluta nuk ka forcë detyruese prapëseprapë konsiderohet si “Kod Moral Ndërkombëtar i Sjelljes”, pra mbi bazën saj do të tentohet sikurse nga raporti, tani me krijimin e një ekipi hetuesish, fillimisht nga EULEX–i që të ndërmarrin fillimin apo rifillimin e pa përfunduar të atij motivi që me çdo kusht t’i gjejnë faktet e pa ekzistuara. Ky ndoshta do të jetë edhe fundi i një misioni të pamundur prokurorial “impossible” ku drejtësia ndërkombëtare tani më e improvizuar midis ndikimit politik dhe infiltrimit jo etik, profesional, nuk do të mund të zbatoj teoritë e saj në tokat “gjenetike humane shqiptare”, ku në vend se të miratohej rezoluta ku do të hetohej mbi “gjenocidin, kulturocidin dhe etnocidin” e shkaktuar mbi shqiptarët nga Serbia, ajo përsëri po tenton të baraspeshoj “xhelatin e viktimën” . Po ashtu Rezoluta e APKE-së përveç aspekteve juridike të një hetimi mbi çështjen “Raporti Marty“ dhe tani rezoluta ka për qëllim edhe arritjen e efekteve psikologjike si brenda shoqërisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, meqë drejtësia ndërkombëtare do ta humbë për një komb të tërë kredibilitetin e saj.

(Autori ka diplomuar në UMI – Iliria në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, aktualisht është duke ndjekur studimet magjistraturës në UEJL, në Shkencat Politike)

Exit mobile version