Sot është miratuar në Kuvendin e Kosovës, rezoluta e propozuar nga AAK për Ligjin e Pagave në sektorin publik.
Pas këtij votimi ka reaguar shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i respektojë afatet ligjore, duke e sjellë Ligjin e Pagave në Kuvend sa më shpejt për miratim.
Lexoni të plotë postimin e tij:
“Po shihet drita në fund të tunelit!
Rezoluta e propozuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Ligjin e Pagave, sot u miratua në Kuvend të Kosovës.
Shfrytëzoj rastin t’i falënderojë të gjithë deputetët, njëkohësisht kërkoj nga Qeveria që t’i respektojë afatet ligjore, duke e sjellë Ligjin e Pagave në Kuvend sa më shpejt për miratim.
Si AAK kërkojmë ngritjen e koeficienteve duke kundërshtuar në çdo formë tendencën për zvogëlimin e koeficienteve. /Telegrafi/