Telegrafi

Rezolucion i lartë në paketim të vogël

Ekranet e paraqitur me diagonale prej 0.61 inç janë në dispozicion në dy rezolucione – më të vogël për versionin me ngjyra dhe më të lartë për versionin bardh-e-zi.

Ekranin me ngjyrë ka rezolucionin 1,280 x 1,024 pikë (dendësi prej 2,687 piksel për inç), derisa versioni monokromatik shkon edhe më lartë 2,560 x 2,048 piksel dhe ka dendësinë prej 5,347 ppi. Ekranet MicroOLED kanë kontrastin maksimal prej 100,000 : 1 dhe shpenzim më të ulët të energjisë e cila është rreth 0.2 W.

Këto zgjidhje MicroOLED para se të gjithash i sheh në përdorim në sistemet ushtarake për marrjen në shënjestër ose për shikim gjatë natës, por edhe në sistemet mjekësore kirurgjikale dhe pajisjet profesionale fotografike. /Telegrafi/