Në përgjithësi, profesionistët bodibilder kanë më shumë gjasa për të marrë steroide anabolike të paligjshme, se kushdo tjetër. Por edhe njerëzit e zakonshëm që duan të ndërtojnë muskuj të fuqishëm, janë të ekspozuar.
Një studim me përdorues të steroideve anabolike tregoi se 78.4 % nuk ishin atletë apo bodibuilder konkurrues, por vetëm djem të zakonshëm që e marrin atë për arsye estetike.
Më shumë se 99% të vetë-injektuar, pothuajse 13%, raportuan praktika të pasigurta injeksioni dhe 99.2% raportuan se përjetojnë efekte anësore nga barnat.
Studiuesit holandezë publikuan një studim në Sports Medicine, ku disa kërkime sugjeronin se, “… më shumë se gjysma e përdoruesve të steroideve treguan simptoma në përputhje me diagnozën e varësisë” në shifra rreth 25%, transmeton Telegrafi.
Autorët raportuan se, “Faktorët e rrezikut për varësisë nga asteroidet anabolike përfshijë një perceptim të vetes si jo mjaft të fortë dhe sjellin abuzimin afatgjatë të dozave të larta të steroideve.”
Për më tepër, “abuzuesit e steroideve zakonisht shpenzojnë sasi të mëdha të kohës dhe parave edhe në përdorimin e drogës, e cila është një tjetër tregues se ata mund të jenë të varur.”
Efekte të tilla përfshijnë prishje humori, lodhje, nervozizëm, reduktim seksi dhe shtimi i dëshirës për steroide. Më shqetësuese ishte një mundësi e depresionit, që mund të çojë në tentativë për vetëvrasje.
Këshilla është e thjeshtë: Rezistoni! /Telegrafi/