Site icon Telegrafi

Rezistenca e Kontabilistëve dhe Auditorëve ndaj presionit për të punuar kundër parimeve etike

Hulumtimet e kryera nga ana e kontabilistëve në të gjithë Europën kanë zbuluar nivelin e presionit që ata gjinden dhe që i shtynë të kryejnë veprime jo etike – dhe sa gjasa ka që ata të “dorëzohen” karshi këtij presioni.

Etika profesionale është kthyer në një temë mjaftë të disukutuar në vitet e fundit, e nxitur nga skandale të tilla si Enron që vë në theks rëndësinë e të vepruarit me etikë që arrihet nëpërmjet trajnimeve profesionale. Nëse profesionistët e financave nuk veprojnë në përputhje me ligjet, rregullat tatimore dhe standardet e kontabilitetit, si mundet biznesi dhe shoqëria në përgjithësi të kenë besim në pasqyrat financiare apo deklaratat tatimore që ata përgatisin?

Duke ditur interesimin për etikën profesionale, Federata Europiane e Kontabilistëve dhe Audituesve për NVM-të (EFAA) dhe Shoqata e Kontabilistëve në Poloni (SKëP) zhvilloi një sondazh ndërmjet kontabilistëve në biznes dhe praktikë (kryesisht firma të vogla dhe të mesme). Ata vlerësuan se sa shpesh kontabilistët kanë qënë nën presion për të vepruar në mënyrë joetike dhe se si ata u përgjigjën.

Sondazhi i zhvilluar në internet mori 662 përgjigje nga 23 shtete, me pjesëmarrje veçanërisht të fortë nga kontabilistët në Spanjë, Gjermani dhe Poloni.

Instituti KAF po ashtu në vazhdimësi bënë promovimin e vlerave Etike dhe parimeve që determinojnë funksionimin adekuat dhe profesional të kontabilistëve dhe Auditorëve.

Kliko KËTU për artikullin e plotë. /Telegrafi/

Exit mobile version