Telegrafi

Rezidenca pak e njohur e Kastriotëve (Video)

Në shkrepat e thatë që ngrihen përtej, ndodhej dikur, kalaja rezidence e Kastriotëve.

Siç mund të dallohet edhe sot, ajo kishte një pozicion dominues në gjithë luginën e Matit. Marin Barleti shkruan se kjo kala ishte e papushtueshme dhe mund të binte vetëm për shkak të urisë dhe asgjëje tjetër.

Rezidenca e Kastriotëve, apo siç njihet ndryshe kalaja e Gurit të Bardhë edhe pse është përmendur nga vetë Marin Barleti, pak njihet në syrin e gjerë të shikuesve, e kjo për shkak të vendit të izoluar e fort të rrezikshëm ku është ngritur.

Një udhëtim i vështirë drejt vendit ku Kastriotët ngritën një nga rezidencat e tyre.

Por pavarësisht vlerës së saj kjo zonë sot është në rrezik. Përse po protestojnë banorët e Gurit të Bardhë? Cilat janë vendimet që ata kundërshtojnë? Një dokumentar që nuk duhet humbur. Të vërteta, fakte, zbulime të jashtëzakonshme.

Për më shumë, ndiqni dokumentarin.