Telegrafi

Rezidenca me kinemanë më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar, është në shitje për 8,5 milionë funte

Një rezidencë mahnitëse e stilit të vjetër në Mbretërinë e Bashkuar, me kinema brenda është në shitje për 8,5 milionë funte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia e jashtëzakonshme është e pajisur me mjete argëtimi, përfshirë një kinema Steinway, e cila u vlerësua si “Kinemaja më e Mirë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Kompleksi “Chalfonr Manor” u rinovua sërish me një shumë prej 5 milionë funte, dhe aktualisht përfshinë 12 dhoma gjumi, 11 dhoma pritjeje, një pishinë dhe një bodrum vere – vendi i duhur për të kaluar karantinën.

Rezidenca gjendet në fshatin Buckinghamshire të Chalfont Saint Giles të Anglisë./Telegrafi/