Site icon Telegrafi

Rezidenca e re luksoze në vlerë pesë milionë dollarë e këngëtarit Justin Bieber

http://6620concession1.com/

Justin Bieber po kthehet në shtëpi pasi ka bërë një blerje të konsiderueshme të pasurive të patundshme në Wellington County, Ontario.

Këngëtari i cili së shpejti do të fejohet me modelen Hailey Baldwin, sapo ka blerë një rezidencë masive prej 5 milionë dollarësh në liqenin e detit të Kanadasë, e plotësuar me një pistë private për garat e kuajve, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Justin Bieber (Foto: Getty Images)

Pronën e mahnitëse ka katër dhoma gjumi dhe gjashtë banjo duke përfshirë një dhomë verore, palestër private dhe dysheme të nxehta.

Justin dhe Hailey nuk do të kenë problem të argëtojnë veten në shtëpi, pasi kjo rezidencë është e pajisur edhe me një kinema.

I ndodhur në brigjet piktoreske të liqenit të Puslinch, shtëpia e re e Justin Bieberit, është një nga më luksozet në këtë vend.

TMZ raporton se kontrata nënshkruhet të hënën, kështu që Justin do të jetë në gjendje të zhevndoset shumë shpejt.

Kjo është prona e parë që Justin ka blerë pas disa vitesh, kjo pasi të rralla kanë qenë investimet e tij në patundshmëri.

Pavarësisht angazhimit të tyre, u njoftua të hënën se çifti ka vendosur të presë deri në vitin e ardhshëm për martesën e tyre.

Sipas TMZ, çifti ka vendosur të shtyjë martesën e tyre deri në vitin 2019, pasi ata nuk duan të “vënë presion” mbi veten e tyre dhe ta nxitojnë atë.

Një burim i brendshëm thotë se çifti mbeten të ngazëllyer për martesën, duke qenë të betuar në dashuri, gjë e cila ka më së shumti rëndësi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version