Presidenti rus Vladimir Putin ka ndërtuar një rezidencë të fshehtë luksoze në republikën veriperëndimore të Rusisë, Karelia, afërsisht 30 kilometra nga kufiri i Finlandës, e cila njëherësh është anëtare e NATO-s.
Është hera e parë që janë siguruar pamjet në detaje të rezidencës së Putinit që nga fillimi i ndërtimit të saj 10 vjet më parë, transmeton Telegrafi.
“Rezidenca e fshehtë veriore e Putinit në Karelia po cenon gjithnjë e më shumë zona të mbrojtura dhe territori i saj tashmë është dyfishi i madhësisë së Monakos”, shkroi Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, në rrjetin social X.
Putin’s secret Northern Residence in Karelia is encroaching on more and more protected lands, and its territory has already doubled that of Monaco.
Investigators of the Dossier Center managed to have a look at the renovated interiors of “Putin’s dacha” in Karelia 10 years after… pic.twitter.com/8zk2mtexlX
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) January 30, 2024
Sipas dokumenteve të publikuara, sipërfaqja e gjithë rezidencës është rreth 1 kilometër, por nëse merren parasysh edhe pyjet përreth sipërfaqja shtrihet rreth katër kilometra katrorë.
Putini thuhet se e frekuenton të paktën një herë në vit.
A mbrohet nga sistemi Pancir-S1?
Rezidenca e fshehtë e Putinit përbëhet nga tre shtëpi kryesore të quajtura si “Kasollat e Peshkatarit” , “Hambari” dhe “Shtëpia e Kopshtit”.
Gazetarët të cilët kanë hulumtuar për këtë nga viti 2016, supozojnë se në këtë fortesë është vendosur një sistem anti-ajror Pancir-S1.
Sistemi anti-ajror u vendos aty me qëllim për ta mbrojtur presidentin rus. /Telegrafi/