Site icon Telegrafi

Rezi paralajmëron Drenushën: Do të bëhet një hallakamë e madhe

Rezi dhe Drenusha kanë diskutuar lidhur me situatat kaotike brenda shtëpisë, duke i thënë asaj se brenda shtëpisë, do të ndodhë një hallakamë e madhe.

Ata po diskutonin për prime-t, e që Rezi kërkoi që pikërisht në këto spektakle të mbrëmjeve të thuhet e vërteta, duke kërkuar mbështetje po ashtu “nga aleatët”.

“Unë skema nuk bëj po së paku, por vetëm të thuhet e drejta kur janë prime-t. Unë nuk dua asgjë, kur janë prime-t dua vetëm të drejtën nga tre katër shokë që i kam, po i quaj shokë loje. Se këtu lali do të ndodhë një hallakamë shumë e madhe”, i thoshte Rezi, Drenushës.

“Unë vetëm dua të drejtën, që kur këta të hidhen të thonë diçka, vetëm t’i jepet e drejta. Se për pjesën tjetër, unë këta shokët e lojës, se normalisht më keni dhënë mbështetje, dhe unë normalisht s’do ta hedhë poshtë”, shtoi ai.

Rezi gjithashtu tregoi për një keqkuptim që kishte pasur po ashtu me Mevlanin. /Telegrafi/

Exit mobile version