Telegrafi

Rezeta Veliu paraqitet në serialin e famshëm amerikan

Mariska Hargitay, Ice T, Kelli Giddish janë aktorët kryesorë të kësaj episode.

Aktorja shqiptare Rezeta Veliu këtë të mërkurë do të jetë pjesë e episodit më të ri të serialit të famshëm LAW AND ORDER.

Ky është sezoni i 18-të i serialit të famshëm. Rezeta Veliu, aktore shqiptare që jeton e vepron në Amerikë do të jetë pjesë e episodit këtë të mërkurë, me fillim prej orës 21:00 në NBC.

Episodi titullohet “Net Worth”, ndërsa pas tij me datë 5 prill vjen episodi tjetër – “Know it all”, shkruan KultPlus.

Mariska Hargitay, Ice T, Kelli Giddish janë aktorët kryesorë të kësaj episode. Veliu ka treguar për episodin vetë në rrjetin social Facebook dhe ka sugjeruar fansat ta shohin episodin ku luan edhe ajo.