Një rezervuar nafte është djegur herët në mëngjes pranë një aeroporti në vendpushimin rus të Soçit në Detin e Zi.
Mash, një kanal rus i lajmeve në Telegram, postoi një video të një reje të madhe tymi që ngrihej mbi qytet, transmeton Telegrafi.
Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, kanë bërë të ditur nga zyra e kryebashkiakut.
“Deri më tani nuk raportohet për dëme”, tha Alexei Kopaigoroskyi në Telegram.
“Aeroporti dhe i tërë sistemi i transportit po operon pa ndonjë problem”, shtoi Kopaigoroskyi.
Në anën tjetër, shpërthimi i zjarreve në territorin rus janë bërë të shpeshta që nga fillimi i luftës në Ukrainë. /Telegrafi/