Site icon Telegrafi

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Ky është momenti kur një rezervuar uji bie mbi një grua e cila disa momente më herët e kishte dhuruar si donacion në një tempull në Indi – por që fatmirësisht i shpëtoi më të keqes.

Videoja shfaq gruan duke kaluar rrugën derisa po hante një frutë, kur rezervuari i madh ra nga lart dhe përfundoi mbi të – duke e mbuluar të tërën, transmeton Telegrafi.

Por kur mendohej se rezervuari e kishte shtypur, gruaja nxori kokën nga vrima sipër rezervuarit dhe dukej sikur nuk e kishte lënduar fare.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur gjithçka zhvillohet brenda pak sekondave dhe po të mos ishte vrima sipas rezervuarit, gruaja sigurisht se do të lëndohej apo edhe më keq.

Banorët thonë se incidenti ka ndodhu në rezidencën Mansi në Dindoli të Indisë, pas lutjes së mëngjesit. /Telegrafi/

Exit mobile version