I blerë nga Barcelona, Douglas Pereira, i ka kushtuar klubit 10.554 euro për çdo minutë që ka luajtur.
Sporting Gijoni tashmë ka marrë lojtarin si huazim pasi kaloi dy vite te Barcelona
Ai zhvilloi 379 minuta me Barcelonën në tetë ndeshje dhe nuk tregoi shumë për skuadrën nga Camp Nou.
Pas një viti klubi provoi t’i gjen vend në një skuadër tjetër, por lojtari refuzoi.
Pasi e pa që nuk është në planet e Luis Enriques, ai vendosi të largohet drejt Sporting Gijonit, shkruan Marca.
Transferimi i tij nga Sao Paulo i kushtoi 4 milionë euro, ndërsa për minutat që luajti u pagua më shumë se Luis Suarez.
Barcelona pagoi Liverpoolin 81 milionë euros, ndërsa ai paguhet 9,759 euro për çdo minutë që ka luajtur. /Telegrafi/