Telegrafi

Rezervisti i artë i Ballkanit – Mevlan Zeka ka shënuar tre gola në pranverë pasi u fut në lojë nga banka

Sulmuesi i Ballkanit, Mevlan Zeka, po kalon një formë shumë të mirë në stinorin pranveror.

Gjakovari ka shënuar në tri ndeshje në pranverë duke ia dhënë ‘vulën’ fitoreve, ku Ballkani ka marr katër sosh, duke u kthyer si lider në BKT Superligën e Kosovës.

Ai ka shënuar me Dukagjinin, Prishtinën dhe Ulpianën.  Zeka është shfaqur i lumtur me formën që po kalon si ai, po ashtu edhe skuadra.

“Jam shumë i lumtur me formën individuale dhe ekipore në këtë fillim të stinorit pranveror. Përpos katër fitoreve në katër ndeshje, kemi treguar edhe futboll cilësor duke dëshmuar se e meritojmë pozitën e parë”, ka thënë Zeka për Telegrafin.

Lexo po ashtu Rrëfimi i Theophilus Solomon për aventurën te Ballkani: Skuadra e preferuar, jeta në Suharekë, titulli i kampionit dhe kampionati kosovar

Sulmuesi i njohur ka gjetur formën më ardhjen e Ilir Dajës, pasi në vjeshtë nën drejtimin e Bekim Isufit, nuk kishte minuta të shumtë.

“Atmosfera në skuadër është e shkëlqyeshme me trajnerin Ilir Daja. Tre golat e shënuar në tri ndeshje janë shpërblim i punës së madhe që e kam bërë dhe motiv për takimet e ardhshme”.

“Jam gjithmonë gati t’i ndihmoj Ballkanit sepse kemi një kryesi dhe një skuadër që po jep gjithçka për t’i arritur objektivat”, nënvizoi ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ron Zaiti

Ballkani mban vendin e parë me 45 pikë, dy më shumë se Gjilani që ka 43./Telegrafi/