Telegrafi

Rezervat kineze tejkaluan dy mijë miliardë dollarë

Rezervat devizore kineze në tremujorin e dytë të këtij viti shënuan rritje për rreth 178 miliardë dollarë dhe arrijnë 2.132 miliardë dollarë, transmeton Makfaks-i.

Paraprakisht në tremujorin e parë, rezervat devizore të Kinës janë rritur për 7,7 miliardë dollarë, që është vlerë e pakonsiderueshme në suaza kineze.

Gjatë periudhës së fundit prej dy vjet e gjysmë, rezervat devizore kineze janë rritur dyfish.

Banka Qendrore Kineze lajmëroi në qershor se, edhe përkundër bisedimeve për ndryshim të mundshëm të rolit të rezervave devizore në botë, nuk duhet të priten ndryshime rrapide në menaxhimin e rezervave devizore në botë.