Telegrafi

Rezervat e ujit, nëntë vende të Europës në rrezik

Kjo është një nga të dhënat që del prej raportit “Shenja mjedisore”, të publikuar në Pragë nga Agjencia Europiane për Zhvillim (EEA). Raporti propozon tema të ndryshme mbi të cilat të reflektohet në vitin 2009, që nga administrimi i mbeturinave të bioenergjive, deri tek vërshimi i specieve të “huaja”.

Në plan të parë mbetet urgjenca e klimës, që do të shohë tek viti 2009 një vit çelës. “Ky do të jetë një vit historik për mjedisin, që do të kulmojë me një takim të rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike në Kopenhagen në dhjetorin e këtij viti,” shkruan Jacqueline McGlade, drejtore ekzekutive e EEA.

Sipas McGlade “takimi, ndoshta kuvendi më i rëndësishëm mjedisor deri më sot, do të jetë në vazhdimësi të protokollit të Kiotos”. “Është një moment në të cilin tregjet e parave janë duke kërkuar një orientim – pohon drejtoresha e Agjencisë Europiane – ndoshta mjedisi mund të tregojë rrugën e duhur”.