Aktualisht, vendi ka 30 milionë ton rezerva nafte të nxjerra, ndërsa nga 80 milionë tonë naftë të nxjerrshme janë harxhuar gjer më tani 50 milionë ton.
Të dhënat u bënë të ditura nga zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, gjatë diskutimeve në komisionin parlamentar të Ekonomisë të dy projektligjeve për hidrokarburet, atë për heqjen e Albpetrollit nga trajtimi preferencial fiskal si dhe marrëdhëniet hidrokarbure të kësaj kompanie me palët e treta pas privatizimit.
"Projektligji privatizon një kompani që sot është shtetërore dhe nesër, pas procesit të privatizimit, do të operojë si të gjitha kompanitë e tjera private në këtë sektor. Rezervat e naftës ngelen pasuri të këtij vendi, puset dhe nafta nuk privatizohen dhe askush nuk e ka thënë. Nuk duhet spekuluar me këtë koncept", ka deklaruar Bozdo. /Start/Telegrafi/