Telegrafi

Rezerva Federale ul përsëri ndjeshëm interesat

Interesat u ulën me 0,75 përqind, duke arritur në 0,25 për qind. Pas përfundimit të takimit dy-ditor, Komiteti i Politikave i bankës prej 12 anëtarësh tha se Banka Qendrore do të përdorë të gjitha instrumentet që ka në dispozicion për të stimuluar aktivitetin ekonomik dhe për të luftuar krizën financiare.

Ky ishte shkurtimi i interesave afatshkurtër për të dhjetën herë në 12 muajt e fundit.