Site icon Telegrafi

Rezerva Federale ruan të pandryshuar normën e interesit

Bordi i anëtarëve i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FED) shpalli të mërkurën se do të ruajë të pandryshuar normën e fondeve federale në 2.25 për qind deri 2.5 për qind, duke thënë se do të marrë masat e duhura për të siguruar zgjerimin e vazhdueshëm të ekonomisë amerikane, përballë shtimit të faktorëve të pasigurt në ekonominë e vendit.

Në një deklaratë të publikuar pas një mbledhjeje të rregullt dyditore për politikën monetare, FED tha se të dhënat duke filluar që nga maji tregojnë se tregu amerikan i punësimit ka ruajtur gjallërinë, veprimtaria ekonomike kanë pasur zgjerim të qëndrueshëm dhe rritja e konsumit familjar ka qenë relativisht e shpejtë në krahasim me muajt e parë të vitit, por rritja e investimeve në kapital themelor ka mbetur e dobët.

Gjatë 12 muajve të fundit, inflacioni i përgjithshëm në SHBA ka qenë nën 2 për qind.

Qysh nga dhjetori i vjetshëm, FED e ka ruajtur normën e fondeve federale në 2.25 për qind deri 2.5 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version