Telegrafi

Rezerva Federale rrit bursat aziatike

Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë u rrit 0.3 për qind. Në Japoni indeksi NIKKEI u rrit 0.74 për qind. Performancën më të mirë sesionin e sotëm e dha bursa e Shangait ku indeksi i përbërë SSEC u rrit me 1.57 për qind. Edhe bursat e tjera janë në territor pozitiv me përjashtim të indeksit ASX në Australi që u mbyll me një rënie shumë të lehtë.

Rënia e indeksit australian u shkaktua nga vendimi i qeverisë për të rritur taksën mbi të ardhurat si një formë për të krijuar një fond në funksion të rindërtimit të zonave të prekura nga përmbytjet e këtij muaji. /Telegrafi/