Këngëtarja Rezarta Shkurta ka pak kohë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Gjysma Ime”.
Kënga është publikuar në YouTube edhe me videoklip, gjersa ka prekur zemrat e dëgjuesve me vargjet e tekstit, të cilat janë vërtet mallëngjyese.
Ajo ka deklaruar edhe më parë se këtë këngë ia kushton bashkëshortit të saj Ermal Hoxha, i cili ndodhet në burg, gjersa së fundmi përmes rrjeteve sociale ka treguar se si ka qenë reagimi i vajzës së saj Herës, kur ka dëgjuar mamanë të këndojë.
“Hera që në mëngjes pasi pë këngën në TV… Hidhej nëpër shtëpi duke thënë ‘Këndon mama, këndon mama’. Emocioni më i bukur për këtë këngë”, ka shkruar Rezarta në mbishkrimin e videos në Instagram. /Telegrafi/