Site icon Telegrafi

Rezarta Shkurta thotë se nuk është gati për një fëmijë të dytë: Kam kaluar një shtatzëni traumatike, midis vuajtjes fizike dhe regjimit të shtratit

Ajo është bërë nënë për herë të parë në tetor të vitit 2013.

Dhe Rezarta Shkurta duket se nuk është gati për një fëmijë të dytë, pas problemeve që ka kaluar me të bijën, Herën.

Në një postim në Instagram, në bashkëbisedim me fansat, ajo thekson se i ka të freskëta akoma ato kujtime për të nisur një të dytë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Kur do i bësh një motër apo vëlla Herës”, ka qenë pyetja drejtuar artistes shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rezarta Shkurta

“Më besoni, 98 për qind të pyetjeve që më keni bërë është për një bebe të dytë. Kam kaluar një shtatzëni traumatike, midis vuajtjes fizike dhe regjimit të shtratit…I kam akoma shumë të freskëta ato kujtime për të nisur një të dytë”, u shpreh ajo.

E njëjta ndërkaq ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj, Ermal Hoxha, vitin që lamë pas.

Të njëjtit theksojmë që janë bashkë për më shumë se një dekadë. /Telegrafi/

Exit mobile version