Rezarta Shkurta ka kohë që nuk është shumë aktive në skenë. Paraqitja e saj e fundit mbetet ajo në Kënga Magjike 2014 me këngën “E dehur”.
Arsyeja e kësaj distance nga muzika, ka qenë biznesi i saj “Hera Company”, pasi tash e dy vite ajo merret edhe me fotografi.
Rezarta është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Së fundmi ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shihet duke pozuar mjaft provokuese.
Ajo është shfaqur në foto me një këmishë nate të zezë, ku ka nxjerrë në pah edhe këmbët e saj seksi, si dhe tatuazhin e saj. /Telegrafi/