Telegrafi

Rezarta Shkurta rrëfen periudhën e vështirë, kur bashkëshorti i saj ishte në burg

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha (Foto: Instagram)

Rezarta Shkurta vazhdon të mbetet një prej artisteve më të dashura shqiptare, përkundër se ka kohë që nuk ka sjellë projekte të reja.

Ajo tashmë duket se është e përkushtuar më shumë në familje dhe jetën e saj personale, derisa së fundmi në një intervistë të dhënë për Prive, ka rrëfyer se si e priti rikthimin e bashkëshortit të saj, Ermalit, pas katër vitesh mungesë.

Bukuroshja nga Shqipëria tregoi se gjëra të vogla ia bënë të vështirë, por që shumë shpejt çdo gjë u kthye në normalitet.

“Ishin katër vite mungesë dhe kur ishim përballë njëri-tjetrit kuptuam që këto katër vite ishin shumë. Gjëra të vogla ma bënë të vështirë. Isha mësuar të flija vetëm këto katër vite dhe rikthimi i të fjeturit bashkë, në fillim ishte bukur, por pastaj natën e gjenim veten njëri tek cepi i krevatit, tjetri tek cepi, të çliruar”, tha Rezarta duke qeshur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rezarta Shkurta

“Fatmirësisht dhe fatkeqësisht se ndonjëherë më vjen inat, jam çmendurisht e dashuruar me atë burrë. Jam një grua e varur nga dashuria për partnerin e saj. Dashuria na bëri të kalojmë çdo gjë dhe jam e bindur që kjo sprovë që kaluam ishte asgjë, mund të kalojmë dhe dallga më të mëdha dhe Zoti mos na vëntë në prova të tilla”, u shpreh ajo.

“Më kishin thënë që kur të vijë në shtëpi ato vite mungesë do duken sikur nuk kanë ekzistuar. Ishte e vërtetë. Përveç dy ditëve të para, që ishte natyralitet dhe gëzim, ditët në vazhdim dukej sikur nuk kishte ndodhur asnjëherë ajo që kishte ndodhur. Kur më thonë ‘E fortë si e ke kaluar’, më duket sikur flasin për dikë tjetër. Kam harruar që unë e kam përjetuar. Ka arritur shumë natyrshëm aty ku e lamë, qoftë për mua, qoftë për vajzën tonë”, përfundoi Rezarta.

E njëjta po vazhdon të korrë sukese të mëdha me biznesin e saj “Hera Company”, të cilin së fundmi e ka hapur edhe në Prishtinë. /Telegrafi/