Telegrafi

Rezarta Shkurta reagon rreth lajmit se është shtatzënë

Këngëtarja shqiptare, Rezarta Shkurta, është duke i shijuar disa ditë të mira pushimi me vajzën dhe bashkëshortin në Kroaci. 

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa publikon imazhe dhe video të llojllojshme.

Meqë kohëve të fundit është përfolur për një shtatzëni të dytë, këngëtarja ka reaguar përmes një postimi të publikuar në Instagram, duke treguar të vërtetën.

“Shoqja ime e vogël. Portalet sërish më bënë shtatzënë. Nuk është faji i tyre e as i imi. Të gjithë fajin e kanë”, ka shkruar krahas imazhit me të bijën Rezarta.

Bukuroshja ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projek të ri për fansat e saj, por mbetet akoma shumë e dashur për publikun.

Lexo po ashtu Rezarta Shkurta me dedikim emocional për bashkëshortin: Shpirt bosh pa ty

E njëjta prej vitesh është e martuar me Ermal Hoxhën dhe nga kjo martesë kanë një vajzë të quajtur, Hera. /Telegrafi/