Telegrafi

Rezarta Shkurta reagon pas vdekjes së Nexhmije Hoxhës: Pata fatin të njohë një zonjë “Histori”, një gjyshe e stërgjyshe të dashur

Është ndarë nga jeta në moshën 99 vjeçare bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Lidhur me vdekjen e saj, ngushëllime ka shprehur edhe nusja e nipit të familjes Hoxha, këngëtarja Rezarta Shkurta.

Ajo publikoi një video të veçantë në rrjetin social Instagram, ku shfaqte momente të veçanta që kanë kaluar me tashmë të ndjerën.

Në mbishkrimin e videos, bashkëshortja e Ermal Hoxhës shkruante se pati fatin e madh që ta njohë gjatë jetës së saj një grua si Nexhmijen.

“Pata fatin te njohe nje zonje “Histori”
Nje gjyshe e stergjyshe te dashur.
Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund!
Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija.
Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj.
Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori.
Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin sic kish bere gjithe jeten e saj.
E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike.
Te prehesh ne paqe Nena Mija”, ka shkruar Rezarta Shkurta në Instagram. /Telegrafi/