Telegrafi

Rezarta Shkurta pezullon të gjithë aktivitetin e biznesit të saj pas përhapjes së coronavirusit në Shqipëri

Rezarta Shkurta (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Rezarta Shkurta, ka reflektuar pas zyrtarizimit të rasteve të para me coronavirus në Shqipëri, ku deri më tani siç u raportua numri i të prekurve ka arritur në gjashtë persona.

Ajo njofton në rrjetet sociale se ka pezulluar të gjithë aktivitetin e biznesit të saj, “Hera Company”.

Me një shkrim të ndarë me ndjekësit në Instagram, e njëjta thotë se duhet ta bëjë këtë për të shmangur përhapjen e po ashtu edhe për mbrojtjen e fëmijëve.

“Pas një mbledhje urgjente me stafin e Hera Company’s për shkak të ngjarjeve të fundit të virusit (COVID-19). Hera Company vendosi të pezullojë punën, për të shmangur me sa të mundemi përhapjen dhe mbrojtjen e të vegjëlve tanë. Kërkojmë ndjesë për oraret e prenotuara, do të rikthehemi sapo ministria e shëndetësisë&e arsimit të vendosi rihapjen e institucioneve arsimore”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rezarta Shkurta

“Uroj ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë, përqafime”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.

Rezarta Shkurta (Foto: Instagram)

Ndonëse ka kohë që nuk ka publikuar prurje të reja muzikore, Rezarta është mjaft e angazhuar në biznesin e saj, të cilin tanimë e ka sjell edhe në Kosovë. /Telegrafi/