Telegrafi

Rezarta Shkurta nxit spekulime se është shtatzënë me fotografinë e fundit krah bashkëshortit

Rezarta Shkurta (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare, Rezarta Shkurta, gjatë këtyre ditëve ka qenë mjaft aktive me postime në rrjete sociale.

Kjo ngase po shijon pushimet në Greqi me bashkëshortin Ermal Hoxhën, derisa nga atje ka sjell pamje e video të ndryshme.

Artistja së fundmi ka ndarë një imazh tjetër përkrah partnerit të saj, përmes të cilit nxiti spekulime për mënyrën se si kanë pozuar.

Ky postim bëri që fansat të aludojnë për një shtatzëni të dytë të këngëtares, edhe pse nuk kishte shtuar asgjë më shumë.

“Dielli me rrezen e tij”, kanë qenë fjalët e Shkurtës.

Lexo po ashtu Pak javë pas dasmës - Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha shijojnë pushimet në ishullin Kretë të Greqisë

Ndërkaq disa prej komenteve të fansave ishin: “Kujdes ku i vë duart çun se kaq duan edhe fillojnë aludimet pastaj”, “Mos valla je shtatzënë”, “Urime shtatzëni të mbarë”.

Rezarta Shkurta (Foto: Instagram)

Presim të shohim në vazhdim nëse do të ketë një konfirmim nga ana e 34 vjeçares.

Rezarta dhe Ermali i dhanë fund beqarisë në korrik pas një dekade së bashku, ndërsa ndajnë vetëm një vajzë të quajtur, Hera. /Telegrafi/