Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka pak javë që ka publikuar baladën e saj më të fundit “Gjysma Ime”, e cila u mirëprit mirë nga publiku.
Ndërkohë, ajo është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet ulur teksa mediton.
Në mbishkrimin e fotografisë, Shkurta shkruan se këtë gjë e praktikon që nëntë vite,
“9 vjet meditim…9 vjet përqafim me paqen…në punë…në rrugë…kudo kurdoherë”, janë fjalët e këngëtares përbri fotografisë. /Telegrafi/