Site icon Telegrafi

Rezarta Shkurta me dedikim emocional për bashkëshortin: Shpirt bosh pa ty

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Tash e sa vite ajo jeton me vajzën e saj, Herën, në Tiranë, ndërsa pranë tyre nuk gjendet kryefamiljari i familjes.

Bashkëshorti i këngëtares, Ermal Hoxha, vazhdon të jetë ende në burg nën akuzat për laborator ilegal droge.

Duket se mungesa e tij shkakton shumë mall tek familja, dhe këtë gjë e ka treguar vet Rezarta së fundmi përmes një fotografie të hedhur në InstaStory.

Ajo ka ndarë me fansat këtë imazh, ku shfaqet me bashkëshortin, në të cilën shkruan një dedikim emocional për të.

“Shpirti bosh pa ty”, ka shkruar këngëtarja Shkurta në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Foto: Rezarta Shkurta/Instagram
Exit mobile version