Legjenda spanjolle, Jose Antonio Reyes vdiq sot (e shtunë) në një aksident trafiku duke vozitur 120 km/h, pasi thuhet se ishte duke u kthyer në shtëpi tek gruaja dhe fëmijët e tij.
35-vjeçari vdiq së bashku me kushëririn e tij, Jonathan, me një veturë të markës Mercedes, me të cilën po udhëtonin dhe teksa dolën nga rruga vetura shpërtheu në flakë, në afërsi të vendlindjes së tij në Spanjë.
Reyes dhe kushëriri i tij 23-vjeçar, Jonathan, vdiqën ndërsa personi i tretë, Juan Manuel Calderon, pësoi 60 për qind djegie në trup dhe u dërgua në spital pas aksidentit rreth orës 11:40.
Mediat spanjolle raportojnë se futbollisti i njohur ishte në rrugë për tu kthyer në shtëpi tek familja e tij pas stërvitjes, pasi nuk u zgjodh për ndeshjen e së dielës kundër Cadizit.
Gazeta lokale Diario de Sevilla, raporton se makina u përfshi shpejt nga zjarri dhe mendohet se Reyes mund të ketë qenë duke vozitur në rreth 120 km/h para se automjeti të dal nga rruga.
Pas këtij aksidenti tragjik kanë dalë edhe pamjet e para tronditëse në internet, ku vetura shihet e rrotulluar dhe përfshirë në tym të zi.
Reyes lë pas vetes dy vajza, Noelia, pesë vjeç dhe Triana, dy, gruan Noelia Lopez dhe një djalë, Jose Antonio Jr 11 vjeçar, nga një marrëdhënie e mëparshme.
Një video tjetër mund ta shikoni KËTU
/Telegrafi/