Rey Manaj ka fituar tashmë besimin e trajnerit të Pescarës, Massimo Oddo, i cili është gati t’i besojë bomberit fanellën e titullarit në ndeshjen kundër Juventusit.
Sipas të përditshmes torineze “Tuttosport”, 19-vjeçari i Kombëtares shqiptare pritet të jetë sulmuesi i vetëm për miqtë në takimin e së shtunës në “Juventus Stadium”.
Reprezentuesi shqiptar do të mbështetet nga talenti tjetër, Gianluca Caprari, ndërsa në mesfushë pritet të jetë nga minuta e parë edhe kapiteni Ledian Memushaj.
Manaj gjatë këtij sezoni është aktivizuar në nëntë ndeshje (3 titullar), duke grumbulluar 375 minuta gjatë të cilave ka shënuar dy gola. /Telegrafi/