Rey Manaj është i gatshëm që të largohet nga Barcelona në këtë afat kalimtar.
Edhe pse kaloi në janar te skuadra e dytë e katalunasëve, sulmuesi shqiptar nuk është i lumtur me hapësirën e vogël.
Manaj ka njoftuar Barcelonën se është i gatshëm që të largohet në këtë afat, për të luajtur standard te një skuadër.
🔵 🔴 Información de @ESPORTSCOPE
🔎 El delantero del Barça B, Rey Manaj, busca equipo
📃 Tiene opciones en Segunda División aunque, de momento, las rechaza
🗓 Llegó en enero procedente del Albacete por 700.000 euros. Firmó hasta el 30/06/23 con una cláusula de 50M€#FCBlive pic.twitter.com/TDhat7hfsn
— Víctor Navarro (@victor_nahe) September 29, 2020
Lojtari kishte kaluar te Blaugranasit nga Albacete për 700 mijë euro, mirëpo klauzola e tij është tani 50 milionë euro.
Kontrata e tij me Barcelonën skadon në verën e vitit 2023, derisa shuma prej 50 milionëve mund të ulet.
Manaj është i hapur që të kalojë në La Liga 2, te një skuadër që ka qëllime për t’u rikthyer në elitën e futbollit spanjoll. /Telegrafi/