Rey Manaj ka shkëlqyer në çerekfinalen e kampionatit italian të të rinjve, ku Interi është përballur me Palermon.
Interi u gjend në disavantazh gjatë takimit me dy gola.
Por, në pjesën e dytë shpërtheu Manaj.
Ai së pari shënoi nga gjuajtja e lirë dhe më pas shokoi kundërshtarët me golin e dytë nga një pozicion i vështirë për të shënuar.
Ndeshja përfundoi në kohë të rregullt me rezultat 2-2.
Në vazhdime të dyja skuadrat shënuan edhe nga një gol për 3-3 dhe u desht që të luhen edhe penaltitë.
Në penalti Manaj ishte i sakt dhe Interi u kualifikua në gjysmëfinale të Primaverës së Italisë.
Së paku këtu Interi po triumfon dhe ndoshta mund të fitojë trofe… /Telegrafi/