Sot nëntë vjet Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Pavarësinë e shtetit më të ri në botë. Shumë shpejt Kosova do të pranohet nga shtetet më me relevancë në botë, si dhe nga shumë organizatat, institucionet e asociacionet ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pa dyshim që, deri te ky sukses historik, Kosova dhe Shqiptarët e këtij Shteti do të kalojnë nëpër krajata nga më të trishtat të historisë së njerëzimit. U derdh shumë gjak e mish, u flijuan mijëra pleq e të rinj, gra e të reja, u zhdukën familje të fisshme të kombit, u dogjën pragje e prona, derisa më në fund erdhi çasti i lirisë. Pra, Pavarësia e Kosovës është sublimat i shumë përpjekjeve e mundimeve, i shumë peripecive dhe kryengritjeve kombëtare, i shumë aktiviteteve intelektuale-patriotike dhe, më në fund, i heroizmit të të rinjëve shqiptarë të tubuar nën amblemën e shenjtë të UÇK-së.
Kosovën tani më e kemi amanet të shenjtë, Pavarësinë e saj e kemi vullnet të Krijuesit tonë, dhe si të tillë duhet ta kemi përjetë nën përkujdesin tonë kombëtar. Si e tillë Kosova e Pavarur po ndërtohet dhe po zhvillohet, është në axhendat e mbara të shteteve perëndimore, është shndërruar në sinonim të paqes dhe mirëqenies në rajanin ballkanik dhe më gjërë, është në rrugën e mbarë drejt sendërtimit të idealeve kombëtare të shumë patriotëve të historisë sonë të lavdishme. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin shqiptar. /Telegrafi/