Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi ka dërguar një mesazh deri te besimtarët musliman në prag të muajit të shenjtë ‘Ramazan’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘O besimtarë! U është bërë agjërimi obligim ashtu siç u është bërë edhe atyre para jush, që të bëheni më të devotshëm. (El Bekare-183). Të dashur besimtarë, muaji i Ramazanit është muaj i veçantë, muaj që Zoti e ka zgjedhur. E ka zgjedhur dhe e ka shënuar në shumë ngjarje të rëndësishme, me ngjarjet që i ka mundësuar njeriut të jetë i lartësuar shpirtërisht, të përjetojë qetësinë e vërtetë dhe mirëqenien, të ndjejë gëzim, për të arritur mëshirën dhe kënaqësinë e Krijuesit’, ka uruar ndër të tjera Rexhepi.
Përndryshe, agjërimi i ditës së parë të Ramazanit fillon prej ditës së nesërme. /Telegrafi/